26
 1 Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur. 
 2 Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time. 
 3 Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde. 
 4 Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë. 
 5 Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët. 
 6 Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot, 
 7 për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua. 
 8 O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote. 
 9 Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë, 
 10 sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata. 
 11 Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua. 
 12 Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.