2
 1 Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,  2 Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.  3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.  4 Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.  5 Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.  6 Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.  7 I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.  8 Ethanit i lindi Arariahu.  9 Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.  10 Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;  11 Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.  12 Obedit i lindi Isai.  13 Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,  14 Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,  15 Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati.  16 Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre.  17 Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti.  18 Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon.  19 Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin.  20 Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli.  21 Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin.  22 Segubit i lindi Jairi, të cilit do t’i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.  23 (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.  24 Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.  25 Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.  26 Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.  27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.  28 Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.  29 Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.  30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.  31 I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.  32 Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.  33 Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit.  34 Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha.  35 Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain.  36 Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi.  37 Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi;  38 Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu;  39 Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu;  40 Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;  41 Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.  42 Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.  43 Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.  44 Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.  45 Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.  46 Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.  47 Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.  48 Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.  49 Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha.  50 Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit.  51 Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit.  52 Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.  53 Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët.  54 Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë,  55 dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.